Flet grimierja që ‘transformoi’ Parashqevinë: U përlot kur pa veten në fund

Grimierja Klea Rama, e cila ‘transformoi’ Parashqevi Simakun, ka dhënë një intervistë për “Shqipëria Live” në Top Channel, ku rrëfeu bisedën që pati me artisten shqiptare.

Ajo zbuloi se Parashqevisë i pëlqeu shumë pamja e saj, ndërsa shtoi se këngëtarja fliste me shumë nostalgji për të kaluarën e saj artistike.

“Çdo gjë ndodhi shumë spontane. Më erdhi ftesë nga Elton Ilirjani, i cili ishte i shoqëruar nga Elvira. Emocioni ishte shumë unik. Të grimoja divën e muzikës shqiptare ishte emocion i dyfishtë për mua. Jo vetëm po punoja, por kisha kënaqësinë ta dëgjoja në një performancë ‘live’ ndryshe. Ishte diçka shumë e veçantë dhe më ka përcjellë energji shumë pozitive, ishte një zonjë që përcillte shumë pozitivitet. Ajo fliste shqip, si ti vinte më mbarë. Fliste edhe shqip edhe anglisht.

Unë di aq sa di publiku. Parashqevia fliste shumë me nostalgji për të kaluarën e saj artistike. Sapo mori vesh që isha shkodrane, filloi të më përmendte emra të njohur të artit në Shkodër. Unë përtej kësaj kam folur më tepër për punën time. Përgjigja e saj ishte… ideja është të rikrijonim ‘look-un’ që ka pasur. Mbeti shumë e kënaqur, u përlot. Iu duk sikur iu rikthyer Parashqevia e vjetër. “, u shpreh Klea Rama.