Sondazhet e UBO-s, Limaj: Situata në terren është ndryshe, votuesi nuk jep votë shabllon

Kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj ka thënë se sondazhet e organizatës UBO nuk pasqyrojnë një gjendje reale.

Limaj ka thënë se situata në terren është më ndryshe nga çfarë ka qenë më herët.

“Javën e fundit ka shumë sondazhe, ka me pas edhe ditëve të tjera, më së fundi si përmbysje të shifrave. Situata në terren është krejt ndryshe qysh ka qenë përpara”, ka thënë Limaj.

Sipas Limajt, votuesi kosovar nuk mund ta jape votën pa analizuar punën katërvjeçare të kësaj qeverie.

“Votuesi kosovar është shumë i hapur, kritik dhe di me lëviz sa njërin vend në tjetrin. Unë besoj në gjykimin e votuesit të Kosovës. Votuesi nuk jep vote shabllon”, ka thënë Limaj.