Peci i përgjigjet Hotit: Ishte vegël e dikujt në LDK

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci i është përgjigjur kritikave të ish-kryeministrit Avdullah Hoti, duke e quajtur atë “vegël të dikujt tjetër” brenda LDK-së, që sipas tij, ka ndikuar në uljen e përkrahjes së partisë.

Peci tha se Hoti nuk ka pasur ndikim të pavarur dhe ka qenë i përdorur nga të tjerët për të transformuar LDK-në në një subjekt politik me vetëm 11% përkrahje.

“A është ky i njëjti Avdullah, i cili deklaronte që zero votë do të shkon prej votuesve të LDK-së tek pjesa e kandidatëve të listës? Ky person ka qenë njëri prej protagonistëve që e ka sjellë LDK-në në një subjekt me 11 për qind.

Ky ka qenë vetëm një vegël, se nuk ka qenë as ideator, as projektues, por vetëm është shfrytëzuar nga disa të tjerë”, tha Peci.