Reagon Shaip Kamberi pasi Serbia refuzoi ministrin e Kosovës që ta vizitojë Preshevën

Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi thotë se refuzimi i vizitës së ministrit të Kulturës Hajrulla Ceku në Preshevë nga autoritet serbe është përpjekja e radhës për të izoluar shqiptarët e Luginës së Preshevës me Republikën e Kosovës.

Ai shton se këto tentativa për t’i izoluar nuk mund ta zhbëjnë lidhjen e tyre historike, kulturore dhe njerëzore me Kosovën.

“Pengimi i vizitës së Ministrit Hajrulla Çeku në Preshevë nga autoritetet serbe, përpjekje e radhës për të izoluar shqiptarët e Luginës së Preshevës me Republikën e Kosovës. Kur edhe shkëmbimi kulturor i pengon dëshmia më e mirë e karakterit autoritar, diskriminues e antishqiptarë i pushtetit të Vuçiqit.

Tentativat me na izolu dhe pengesat artificiale nuk mund ta zhbëjnë lidhjen tonë historike, kulturore dhe njerëzore me Kosovën”, shkroi Kamberi në profilin e tij në Facebook.