Xheneta dyshon se Xhuli i dha Gresës informacione nga jashtë

Xheneta përgjatë një bisede me Lelën , Drenushën dhe Leon ka ngritur dyshime për marrje të informacionit nga Gresa prej Xhuli.

Ndër të tjera Xheneta u shpreh se nuk do të merret me Gresën më aspak.

“S’ki çka mu merr me të, veç e dhez atë në lojë dhe e lë atë brenda”, tha Xheneta.

Xheneta u shpreh se Gresa dhe Sara tentuan në çdo moment të flisnin me Xhuli për të nxjerrë informacione.