Drenusha dhe Gjesti kanë vazhduar ironitë mes njëri-tjetrit derisa kanë biseduar në dhomën e gjumit.
Gjesti i cili po e ngacmonte Drenushën,i tha se po ia mbush veshët Xhenetës për të, dhe sipas tij e njëjta nuk po e lë t’i afrohet asaj.
“Qysh moj zemër po bën kështu me mua, po ma kthen shpinën po bëhesh kundër meje. S’po don me ma lënë Xhenetën me mu afru, e ke marrë afër vetes po ia mbush veshët, po i thua gjithçka për mua, po i thua hiqmu atij”, u shpreh Gjesti.
“Pse po ma largon çikën, a e din që e dua. Në vend që me më ndreq me të”, i tha Gjesti, transmeton Klankosova.tv.
“Ti po lype me u kthy edhe po i thua më ke tradhtuar. Po e akuzon për gjëra që nuk i ka bërë”, ia ktheu Drenusha.
Për të kuptuar më shumë detaje, shiheni videon e mëposhtme: