Ish-banorja e edicionit të parë të “BBVK”, Xhuliana Nura, duket se po përgatit një surprizë emocionuese për banorët e edicionit të tretë.
Xhuliana, e njohur për natyrën e saj energjike dhe karizmatike, ka tërhequr vëmendjen e publikut me një postim të fundit në “Instastory”.
Ajo ka ndarë një fotografi interesante që tregon atë duke gatuar, dhe ka kërkuar mendimin e ndjekësve të saj.
“Sa nga ju keni deshir me shku Bbvk3 me ba pite dhe me ba show?”, shkroi ajo.
Kjo pyetje ka hapur një debat të gjallë midis fansave, të cilët shprehin entuziazmin e tyre për mundësinë e rikthimit të saj në shtëpinë e “Big Brother”.
Ndërkohë, spekulimet për rikthimin e saj nuk kanë munguar. Disa fansa besojnë se një rikthim i mundshëm në “BBVK3” do t’i japë një frymëmarrje të re formati, duke sjellë më shumë drama dhe argëtim.
Të tjerë janë skeptikë, duke theksuar se Xhuliana mund të gjejë mundësi të tjera jashtë BBVK dhe se rikthimi në një reality show mund të ndikojë në karrierën e saj personale dhe profesioniste.
Shiko foton: