Gazetari dhe opinionisti Nderim Neziri ka dhënë një vështrim të thelluar mbi këngëtaren Parashqevi Simaku dhe historinë e saj të njohur, e cila ka marrë vëmendjen e mediave shqiptare.
“Zot, ruaje Parashqevine edhe pasi perdet e teatrit te jene leshuar
E kuptoj, Parashqevi Simaku ishte ikone dhe jo pa arsye. Ishte zeri i nje brezi te tere, kolona zanore e viteve 80-te dhe pak me tutje ne Shqiperine e zymte, e ne Kosoven e etur per pak art e kulture qe frymonte shqip. Esmere, e embel dhe e ndrojtur: Parashqevi Simaku personifikonte saktesisht ate qe i pershtatej shijes dhe rregullave te kohes. Ishte ne kornize, si thuajse te gjitha “artistet e regjimit”.
Me te arritur demokracia, Parashqevia humbi busullen. Shqiptareve u ra liria e demokracia ne koke! Ku kishte me vend per nje Parashqevi, kur Bleona Qereti e modele te ngjashme “trondisnin” skenen edhe me dridhje te pasmesh. Nuk mjaftonte me zeri. Nuk mjaftonte me Parashqevia!
Deshira per jetesimin e endrres amerikane per nje artiste te rritur e kultivuar ne komunizem, duket krejt paradoksale. Shqiperia nuk ishte as Evrope, as Amerike, as mish e as peshk, njejte si produktet e saj te te gjitha fushave. Zeri kristal, imazhi “i hekurosur”, finesa dhe urtesia e Parashqevise, padyshim duhet te kene qene larg “xixave te Hollivudit”. Sot, veç drama e saj jetesore mund te beje pune ne Hollivud!
U gjet ikona, bashke me dhimbjen, vuajtjen dhe 1001 misteret qe bart ne vete. U gjet kengetarja e “Mos ja prishni lumturine” ne stacionin e trenit, duke fjetur mbi kartona e duke mbledhur ndihma. U gjet ylli i fikur prej 30 vitesh, per ta quar peshe nje shqiptari te tere. Ylli qe nuk flet me shqip!
Parashqevia eshte serish mes te gjallesh, sepse artistikisht kishte vdekur prej kohesh, ndoshta per shkak te drames se jetes, egos se saj, apo nje mije arsyeve hipotetike e gati te çmendura qe thuhen ne rrjet e gjitheandej studiove televizive.
Parashqevia eshte “filmi” me intrigues i ketij fundviti. Asnje verzion i “Home Alone” nuk mund te na shqise vemendjen nga historia e nje artisteje qe u braktis dhe e braktisi veten, te nje nene qe pret te birin ne stacionin e trenit, te nje gruaje qe shkelqente si drita dikur, e qe deri para dy ditesh endej e leckosur rrugeve te medha te Neë Yorkut.
Ne vend te perfundimit:
Zot, ruaje Parashqevine edhe pas tre javesh kur pagesa e hotelit te kete mbaruar, Viti i Ri te kete ardhur dhe perdet e teatrit te jene leshuar.”
Nderim N.