Mësuesja nga Hasi që jeton me 1000 pula: Dashurinë për kafshët ma mësoi njerka

Emisioni “Bagëti e Bujqësi”, në Top Channel nuk është vetëm emisioni që promovon prodhimet shqiptare, por aty tregohet dhe jeta e fermerëve që nga mënyra si punojnë e deri tek historia e tyre.

Flora Mulaj, prej 37 vitesh punon si mësuese e ciklit të ulët në një fshat në Hasit. Ajo thotë se ka dashuri të veçantë për këtë profesion dhe se është shumë e lidhur me nxënësit, në çdo vit të ri shkollor Flora lutet që kurrë të mos ketë fëmijë me prindër të ndarë. Sipas saj një familje e bashkuar sjell dhe fëmijë të lumtur. Paradite Flora punon si mësuese ndërsa pasdite kujdeset për 1000 pulat e fermës, dhe kjo është një detyrë për të . Flora thotë se dashurinë për jetën ai ka mësuar njerka. Sepse Flora është rritur nga nëna dhe njerka e saj që e quan Nëna Loke. Nëna Loke ka qenë gruaja e parë e babit të Florës, ajo thotë se babai ka qenë i martuar me dy gra pasi Nëna Loke nuk mund të bënte fëmijë. Por jeta në familjen e Florës ka qenë e mbushur me shumë dashuri, dhe sigurisht me rregulla që i caktonte vetëm Nëna Loke.

Gazetarja, Rudina Muça sjell historinë e saj se si është të rritesh me nënën dhe njerkë.

Mësuese, Flora Mulaj: Unë përveç fermës kam dhe një profesion punoj si mësuese prej 37 vitesh. Mësuesinë e kam pasion. Dhe nuk dua asnjë fëmijë t’i ketë prindërit e ndarë. Ndërsa për kafshët e kam detyrë.

Gazetarja Rudina Muça: Kush ta mësoi dashurinë për kafshët ?

Mësuese Flora Mulaj: Njerka ime më ka mësuar të dua kafshët dhe ajo më thoshte “a je e zonja t’i japësh bukë dhe t’i përgjigjesh asaj që s’ka gojë”. Unë jam rritur vetëm me një prind pasi babai më ka vdekur kur kam qenë e vogël. Babai im u martua me nënën time pasi Nëna Loke nuk bënte fëmijë.

Gazetarja Rudina Muça: Si është të rritesh me dy nëna ?

Mësuese Flora Mulaj: Kam mall për njerkën, pasi e kam pas në vend të babait ajo na mësonte për çdo gjë. Nëna Loke ka qenë e veçantë, ka qenë ajo pa jemi ne. Dhe Nëna Loke e dinte që shtëpia kishte nevojë për trashëgimtarë prandaj e martoi babain me nënën time. Edhe kur vdiq babai, Nëna Loke dhe mamaja ime vendosën të jetonim të gjithë së bashku se ishim një familje.

Flora thotë se të njëjtën dashuri e ka transmetuar tek nipi i saj.