Gazetari nga Shqipëria, Flavio Qarri ka hedhur detaje të reja për ikonën e muzikës shqipe, Parashqevi Simaku, e cila raportohet se ka përfunduar e pastrehë rrugëve të New York-ut, ku ajo jeton tash e sa vite.
Qarri ka thënë se Simaku tash e 15 vite ka qenë në një rëndes psikike.
I njëjti bëri të ditur se shqiptarët e Amerikës, i janë afruar për ndihmë, të cilën ish-artisja e ka kundërshtuar.
”Që Parashqevi Simaku ka qënë në gjëndje të rënduar psikologjike dhe rrjedhimisht financiare është sekret publik prej 15 vjetësh. E dinë shqiptarët e Amerikës dhe shumica e qarqeve të gazetarëve. Shumë janë afruar për ta ndihmuar në privatësinë e shenjtë për të. Nëse doni ta ndihmoni, ajo e ka treguar prej kohësh si e do ndihmën. Ta lënë rehat. Nuk do e dimë kurrë se çfarë i ndodhi yllit më të shndritshëm të skenës shqiptare që humbi rrugës veten dhe shkëlqimin e saj. Donacioni që mund të bëjmë është të ruajmë dinjitetin e kulmit të saj, dhe të kursejmë përdhunimin e rënies”, ka shkruar Qarri.