“Çfarë manipulanti a – Nuk e ka thanë një fjalë që Mimoza është koordinu me Radoiçiqin” – Ilir Mirena për Glauk Konjufcën

“Manipulant”, e ka cilësuar gazetari Ilir Mirena kryeparlamentarin Glauk Konjufca, pasi ky i fundit në Kuvendin e Kosovës iu drejtua deputetëve të Listës Serbe, duke iu thënë se vijnë në Kuvend vetëm për t’u nënshkruar për pagë.

Por, Mirena thotë se Konjufca asnjëherë nuk ka reaguar për ato që kanë ndodhur në Kosovë gjatë Qeverisë Kurti.

Po ashtu thotë se nuk reagoi as sot për punësimet skandaloze në bordin e KOSTT, e as për bisedet e Mimoza Kusari-Lilës me Milan Radojçiqin.

“Çfarë manipulanti Konjufca. Dmth, kurrë nuk e ka ngritur zërin, sa afera ka ndodhur në këtë vend, sa skandali. Sot i kemi pasur dy punësime skandaloze bordin e KOSTT. Nuk flet për ato, edhe çohet e ngrit zërin aty kishe po bëjë diçka. Çka ka ndodhur në këtë vend, ky kurrë nuk ka fol. Nuk  e ka thënë një fjalë që Mimoza, shefja e grupit parlamentar është koordinu për shumë gjëra. E sot po flet këtu në muajin dhjetor, dy muaj para zgjedhjeve, po shet përralla patriotike”, ka thënë Mirena në “Pressing” të T7.