Konjufca arsyeton seancën e sontme: Deputetët javën e ardhshme udhëtojnë në Bruksel

Deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) janë duke vazhduar punimet në Kuvendi gjatë natës së 5 dhjetorit, pa praninë e asnjë deputeti të opozitës.

Lidhur me këtë ka folur kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

Ai ka thënë se seanca e orëve të vona për sonte, duhet të përfundohet me patjetër me votim të pesë ligjeve.

Siç tha ai, meqë javën e ardhshme, deputetët mund ta kenë një udhëtim në Bruksel dhe më pas janë festat e fundvitit./Indeksonline/