Kryeministri i vendit, Albin Kurti sapo ka njoftuar se ligjëvënësit kanë miratuar katër ligje shumë të rëndësishme.
“Me këto ligje do ta bëjmë banimin dhe shëndetësinë publike të dinjitetshme, të qasshme dhe të përballueshme për të gjithë, pasurinë e pajustifikueshme do t’ia kthejmë shtetit, dhe si mikpritës të ngjarjes më të madhe sportive në histori vendin do ta bëjmë me infrastrukturën sportive më të mirën në rajon“, ka shkruar mes tjerash ai, transmeton Indeksonline.
Statusi i tij i plotë:
Ndër të tjera, Kuvendi miratoi sot katër ligje jashtëzakonisht të rëndësishme:
Për Banim Social dhe të Përballueshëm;
Për Sigurimin e Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor;
Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme; dhe
Lojërat Mesdhetare Prishtina 2030.
Me këto ligje do ta bëjmë banimin dhe shëndetësinë publike të dinjitetshme, të qasshme dhe të përballueshme për të gjithë, pasurinë e pajustifikueshme do t’ia kthejmë shtetit, dhe si mikpritës të ngjarjes më të madhe sportive në histori vendin do ta bëjmë me infrastrukturën sportive më të mirën në rajon.
Ato janë rezultat i punës së pandërprerë dhe insistuese gjatë këtyre katër vjetëve dhe paraqesin themelet e mandatit tonë të ardhshëm.
Falënderoj deputetët e Kuvendit për mbështetjen me votë dhe kontributin deri në finalizimin e tyre.