Portieri legjendar gjerman, Manuel Neuer mori kartonin e parë të kuq në karrierën e tij të martën mbrëma dhe u përjashtua për herë të parë nga një ndeshje në moshën 38-vjeçare.
Bayern Munichu u takua me Bayer Leverkusen në një derbi të madh në ndeshjen e 1/8-tës së Kupës së Gjermanisë në Mynih dhe Neuer u përjashtua nga fusha në minutën e 17-të.
Rasti ndodhi kur Neuer vrapoi 25 metra larg portës pas një topi të gjatë të mysafirëve në drejtim të Jeremie Frimpong dhe me një ndërhyrje të ashpër rrëzoi lojtarin kundërshtar.