E ftuar këtë javë në “Shok Podcast”, Gresa Sekiraqa ndau mendimet e saj të sinqerta mbi një temë që ka ngjallur gjithmonë kureshtje: pjesëmarrja në reality show-t si Big Brother VIP.
Ish-këngëtarja, e njohur për pjesëmarrjen e saj në spektaklin muzikor “The Voice”, ish-këngëtarja e cila tani është influencuese e rrjeteve sociale, u pyet nga moderatori Fis Juniku nëse do të pranonte të bëhej pjesë e edicionit të Kosovës të këtij formati të famshëm. Përgjigjja e saj ishte e drejtpërdrejtë dhe me një dozë humori:
“Jo, nuk futem, se me u fut në Big Brother VIP Kosova është si me u fut në Shtime”, tha Gresa, duke aluduar për Qendrën Rehabilituese të Sëmurëve Psikiatrikë që ndodhet në komunën e Shtimes.
Kjo deklaratë e saj shkaktoi të qeshura, por gjithashtu nënvizoi një kritikë të nënkuptuar për mënyrën si shihet ky format në Kosovë.