Alba Pollozhani vijon me deklaratat e forta: “Më mirë të më tradhtojë një i pasur sepse…”

Alba Pollozhani tashmë është një nga personazhet e rubrikës “Trotuar” në “E diell”,

ku diskutohet çdo javë për tema të ndryshme, ndërsa deklaratat e saj ia dalin të marrin vëmendje gjithnjë në rrjet e të diskutohen gjatë.

Këtë javë u fol në studio për tradhtinë e Alba këtë e lidh edhe me situatën financiare të “tradhtarit” në një çift.

“Të gjithë meshkujt tradhtojnë. I varfri të tradhton te shkallët e apartamentit, i pasuri në jaht. Unë po them që femrave më mirë iu konvenon t’i tradhtojë një i pasur se të paktën ia përkrah jetën në drejtime të tjera, se sa një i varfër dhe është minus në të dyja drejtimet“, u shpreh ish konkurentja e “Për’puthen”.