“Pis”, “hajn”, Haxhiu e Basha shkëmbejnë fjalë të rënda mes vete në seancë

Një debat i ashpër është zhvilluar në Kuvendin e Kosovës të hënën në mes të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha dhe atij të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bekim Haxhiu.

Basha në fjalimin e tij foli sesi “Qeveria e ka çliruar veriun e Kosovës”, duke thënë se pa Albin Kurtin në “veri kthehet Serbia” e “në jug Lushtakët”.

Por Bekim Haxhiu i tha se nuk po e di apo e dëgjon një deputet apo Burdushin.

“Isha në dilemë a ishim duke e dëgju një deputet të Kuvendit të Kosovës apo Burdushin me parashikimet e tij. Me dalë Dimali, që Oqaeni Atlantik nuk të ka ndalë me ikë në 1999, e me na qit patriotizëm ti. Ma Dimal, se nuk po shkon”, ka thënë Haxhiu.

Më pas doli, Basha duke thënë se nuk mund të jesh trim e pastaj hajn.

“Në jemi duke ju kritiku që keni vjedh me kravata, jo që keni luftu atje. Nuk mundesh me qenë trim, trim, trim, tani me dalë hajn, hajn, hajn. Nuk dhez kjo”, tha Basha.

Kjo bëri që të dalë në foltore sërish Haxhiu, duke i thën Bashës “pis”.

“Dimal, ti e dinë që të njoh mirë. Edhe më mashtrues, më hajn, më keqpërdorues sesa ti nuk ka. Ti mendon kështu se kjo është logjika e Vetëvendosjes që ushtarët e UÇK-së, kanë luftu kanë luftu, hajt ti eiketojna Pse o pis, pse o pis, pse o pis”, ka thënë Haxhiu.

Fjalimi i Haxhiut u ndërpre nga nënkryetarja Saranda Bogujevci, e cila njëjtë nuk veproi me Bashën kur në replikën me Haxhiun përdori shprehjen “hajn”.