Deputeti i PDK-së Ardian Kastrati, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Albin Kurti i cili në konferencë për media tha se “në veri jemi të hendikepuar pasi ushtria jonë, që nga zotimi i Thaçit në 2013, ajo s’mund të shkojë atje”.
Kastrati iu drejtua Kurtit me fjalët “Hashim Thaçi është vet historia e vendit. Historinë nuk mundesh me vjedh o hajn”.
“Hashim Thaçi e Kadri Veseli me pushkë i kanë dal përball Serbisë, ndërsa ti atëherë ke ik në Serbi e ke punuar për Serbinë, o RRENC”, shtoi ai në Facebook.
Kastrati tutje i tha shefit të qeverisë se ish-presidenti Thaçi i ka sjellë qindra njohje Kosovës, ndërsa thotë se Kurti i ka sjellë vendit 300 milionë sanksione siç shprehet ai në koordinim me Serbinë.
“Nuk mundesh me u bë ma patriot se ata e se askush tjetër në Kosovë duke lëpij akullore e duke gogsu qebapa me Sveçlën te ‘Misini’ në Veri. Ty nuk të lidh asgjë me Kosovë. Varret e familjes nuk i ke këtu, ndërsa të ardhmen e ke në Norvegji. Ti ke pas vetëm një mundësi. Me lënë një gjurmë në ekonomi. E ke bërë pis, ke vjedh masivisht”, deklaroi mes tjerash deputeti i PDK-së në postimin drejtuar kryeministrit.