“Krejt kanë pritur çika …”, Driloni për Edin: Ka qenë dhurata më e mirë

Eduart Kuqi u largua me dëshirë nga Big Brother VIP Kosova 3.

I njëjti kërkoi ta linte shtëpinë gjatë kohës që po zhvillohej spektakli i së hënës.

Kjo për shkak të disa gjërave që kishte lënë jashtë dhe nuk pati të bënte me ndonjë banorë.

Largimin e tij më keq e ka pritur Drilon Rama, me të cilin krijoi një miqësi shumë të ngushtë.

Ai thotë se ishte dhurata më e mirë për të, edhe pse i kërkuan që të lidhej me ndonjë vajzë brenda.

“Kurrë në jetë, krejt kanë pritur çika çika çika, më erdhi kështu dhurata më e mira që ta di që kam qenë me të, këtu më ka shkuar si ujë”, u shpreh Rama.

Edi nga ana tjetër para se të largohej ia kishte lënë disa porosi Drilonit, edhe për lojën në BBVK.