MaIcoIm: ”Serbia kurrë nuk është njohur ndërkombëtarisht me Kosovën si pjesë të saj”

“Kur një territor kalon nga një shtet në tjetrin me ndihmën e okupimit dhe atë gjatë kohës së Iuftës, ai akt pas Iuftës duhet të njihet me marrëveshje midis dy palëve ndërIuftuese.”

Gjatë tetorit të vitit 1918, ushtria serbe, me ndihmën e aleatës të saj, ushtrisë franceze, ia doli t’i ripushtojë trojet verilindore shqiptare, që i kishte pushtuar më 1912 dhe që iu njohën nga Konferenca e Londrës.

Për të evituar qëndresën e shqiptarëve, komanda e kësaj ushtrie, më 29 shtator 1918, hidhte me aeroplan qindra proklamata, në disa qytet të këtyre trevave (Kumanovë, Shkup, Prizren, Gjakovë, Prishtinë, Mitrovicë, Novi Pazar, Plavë, Guci ).

Me anë të atyre ftoheshin shqiptarët të Iuftonin kundër ushtrisë austro-hungareze e të viheshin në mbrojtje të minoritetit serb. Tërhiqej vërejtja se nëse kërkesa do të përfillej, atyre do t’u ofrohej “ miqësia”, që do të thoshte që ata do të bëheshin pjesë e pushtimit të tokave të tyre.

Shteti i ri Jugosllavi u shpall më 1 dhjetor të vitit 1918. Ai zyrtarisht u quajt “Mbretëria e Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve” (SKS) dhe u formua Mbretëria Serbe, Mbretëria e Malit të Zi (me ç’gjë Nikolla dhe dinastia e tij u përmbysën) dhe nga disa pjesë të të Austro-Hungarisë, përfshirë Slloveninë dhe territoret kroate. Serbia ishte elementi mbizotërues, jo vetëm për shkak të madhësisë së saj dhe ushtrisë ngadhënjyese, por edhe për shkak se sundimtari i Serbisë, princi i kurorës, Aleksandër Karagjorgjeviq (i cili u bë regjent në vend t’et, më 1914), u shpall mbret i shtetit të ri.

Sa i përket Kosovës, ajo u përfshi vetvetiu në këtë proces, sepse konsiderohej një pjesë integrale e Mbretërisë së Serbisë. Të gjithë komentatorët e asaj kohe si dhe të gjithë historianët e mëvonshëm, si duket e kanë pranuar këtë ide si një fakt të qartë dhe legjitim.

Malcolm beson se e vërteta- sa u përket fakteve legjitime- është ndryshe. Kosova (përfshirë edhe Sanxhakun I.A.), sipas tij, ligjërisht kurrë s’ka qenë e bashkuar me shtetin serb. Malcolm shton : Mirëpo, e vërteta e çuditshme është se Kosova nuk është inkorporuar legalisht në Serbi as në bazë të standardeve të ligjit ndërkombëtar.

Kur Kosova u okupua në vitet 1912-13, Në Serbi ishte akoma në fuqi kushtetuta e vitit 190. Neni 4 i kësaj kushtetute e bën të qartë se asnjë ndryshim në kufijtë e Serbisë nuk mund të jetë i vlefshëm pa pëlqimin e Asamblesë së Madhe Kombëtare dhe jo “Asambleja e Zakonshme “ose parlamenti.

Pra, fjala është për një asamble më e gjerë që duhej të mblidhej për të shqyrtuar posaçërisht çështjet kushtetuese dhe një asamble e tillë nuk u mbajt kurrë për të diskutuar ose ratifikuar zgjerimin e kufijve të Serbisë, që do të përfshinte Kosovën dhe Maqedoninë.

Nga pikëpamja serbe, pretendohet se, megjithëse nuk u respektua procedura korrekte e brendshme kushtetuese e Serbisë, territoret u aneksuan në përputhje me të drejtën ndërkombëtare dhe falë fuqisë për të lidhur marrëveshjet që mbreti kishte.

Sidoqoftë, e vërteta dhe faktet tregojnë se Kosova nuk i përkiste Serbisë për asnjë kriter. Për më tepër, Kosova nuk është e inkorporuar ligjërisht në Serbi as sipas ligjit të brendshëm ose në përputhje me ligjet dhe standardet ndërkombëtare. Sepse, sipas Zef Mirdite, (U povodu knjige Noela Malcolma “Kosovo. A Short History” ) autori argumenton, kur një territor kalon nga një shtet në tjetrin me ndihmën e okupimit dhe at gjatë kohës së Iuftës, ai akt pas Iuftës duhet të njihet me marrëveshje midis dy palëve ndërIuftuese.

Kjo i referohet marrëveshjes së Londrës që u nënshkrua pas Iuftës midis aleatëve ballkanikë (përfshirë Serbinë) dhe shtetit osman. Sidoqoftë, Serbia kurrë nuk e ka ratifikuar atë.

E njëjta gjë është e vërtetë për Traktatin e Kostandinopojës, të lidhur në Mars 1914 midis Serbisë dhe shtetit Osman, sipas të cilit Traktati i Londrës konsiderohej i ratifikuar.

As Serbia kurrë nuk e ka bërë atë. E njëjta gjë është rasti me marrëveshjen në Sevres në 1920, dhe madje edhe me atë në Ankara në 1925, e cila mbeti e pavlefshme dhe joefektive në lidhje me aktin e aneksimit të Kosovës në Serbi. Gjegjësisht, me marrëveshjen në Ankara në 1925, Turqia e konsideroi Kosovën një pjesë të Jugosllavisë, dhe jo Serbisë.

Me formimin e Mbretërisë së Serbëve, Kroatëve dhe Sllovenëve, (sipas autorit Rexhep Shkrijel), filloi rrëmbimi dhe shkatërrimi i pronave myslimane – “të aga dhe bejlerëve, të cilët u pIaçkitën, dhe një numri aga dhe bejlerësh dhe shërbëtorët e tyre u eIeminuan”.

Këto grbitje u kryen nga fshatarët serbë (kmetët) sepse ata besonin se kishin të drejtë në tokën që kishin dhënë me qira për kultivim. Siç dihet, shërbëtorët ishin qiramarrës të tokës, ndërsa pronarët e saj të vërtetë ishin agallarët dhe bejlerët.