“Babai im ka 12 fëmijë me 6 gra”, Kevini mes lotësh rrëfen për jetën e tij (VIDEO)

Banori i shtëpisë më të madhe në vend, Kevini ia ka rrëfyer të gjitha “Vëllait të Madh”.

Familja, padrejtësitë e jetës, ikja e babait nga jeta e tij, Kevini i tregon të gjitha në linjën e jetës.

“Për mua babai ka qenë një super baba, ndoshta për mamin jo, por për mua po”, u shpreh Kevini.

“Babai nuk ishte partner i mirë për mamin, e prindërit e mamit nuk e kanë pranuar pasi ajo ishte me dikë jo shqiptarë, nuk kishim ku të shkonim pastaj”, tha ndër të tjera Kevini.

Po ashtu ai tregon se babai i tij ka 12 fëmijë me gjashtë gra të ndryshme.

Tutje, Kevini rrëfen edhe rrugën e tij drejt muzikës, si nisi karriera e tij, dhe sa shumë e do këtë që bënë.