SkandaIi tjetër i rumunëve ndaj Kosovës! E pranon hapur media rumune

Rumunët nuk përmirësohen, vazhdojnë me provokime dhe turpin e radhës. Për skandalin e radhës e pranon edhe vet media rumume.

“Skandali Rumani – Kosovë vazhdoi në ndeshjen Petrolul Ploiesti – Dinamo Bukuresht, 0:1”, ka shkruar media rumune “Digisport”.

“Reagimi i ashpër i futbollistit nga Kosova, që luan për Dinamon e Bukureshtit, Astrit Selmanit: “Le të pezullohen edhe më shumë ndeshje”, transmeton media rumune.

“Në fund të lojës, Astrit Selmani, shënuesi i golit të vetëm, foli për atë që ndodhi në tribunë dhe kërkoi marrjen e masave të rëndësishme në rast të incidenteve të tilla”, ka shkruar media rumune.