Barcelona është fokusuar që të rinovojë kontratat e lojtarëve të tyre të rinj gjatë muajve të fundit, dhe Pedri me Gavin duken të jenë në krye të kësaj liste.
Sidoqoftë, Lamine Yamal tashmë ka rinovuar së fundmi kontratën e tij, por detaje nga kontrata e re të cilën do ta nënshkruajë verën e ardhshme janë zbuluar.
Si një 17-vjeçar dhe vetëm 16 kur nënshkroi kontratën e tij të fundit, sensacioni spanjoll nënshkroi për tri vite me Barcelonën sipas së cilës do jetë pjesë e tyre deri në 2026.
Megjithatë, ishte raportuar gjatë asaj kohe se Barcelona do t’i ofrojë një kontratë të re pasi të mbushë 18 vite kriter të cilin tashmë e plotëson.
Mediumi spanjoll El Chiringuito ka zbuluar se marrëveshja do të zgjatë për gjashtë vite dhe do të nënshkruhet me rastin e ditëlindjes së tij me 13 korrik të vitit të ardhshëm.
Është ende e paqartë nëse do të jetë gjashtë vite nga fundi i kontratës së tij aktuale dhe do të vazhdojë deri në 2032, apo do të hyjë në fuqi verën e ardhshme, ku në këtë rast do të skadonte në 2031.
Si do që të jetë, ky është një lajm fantastik për Barcelonën dhe tifozët e saj duke marrë parasysh kualitetin që zotëron Yamal e për të cilin shpeshherë ka marr krahasime edhe me Lionel Messi.