‘Do të kthehem më e fort se kurrë…’ U largua nga shtëpia e BBVK, Diana HABIT me REAGIMIN që bënë pak minuta para Prime-t

Diana Tahiri u largua pak ditë më parë nga “BBVK” pas një telefonate që pati me të atin.

Ky largim ishte i papritur dhe për të gjithë banorët e shtëpisë.

Ditën e sotme, Diana ka ardhur për herë të parë me një reagim në rrjete sociale.

Në reagimin e Dianës pak momente më parë, ajo që tërhoqi vëmendjen ishte fakti se nuk përmendi aspak Arionin, me të cilin nisi një lidhje romantike brenda shtëpisë.

Ky është shkrimi i plotë i publikuar nga Diana:

“Një muaj qëndrimi në Big Brother ka qenë padyshim një nga eksperiencat më të bukura që kam përjetuar ndonjëherë.

Pjesëmarrja në Big Brother VIP Kosova ka qenë një ëndërr prej shumë vitesh, një ëndërr të cilën nuk do ta kisha ndërprerë kurrë, po të mos ishte për shkak të familjes, dhe konkretisht, për shëndetin e personit më të shtrenjtë për mua… babait.

Falënderoj nga zemra produksionin e Big Brother VIP Kosova për mundësinë e dhënë për ta jetuar këtë ëndërr.

I kërkoj ndjesë publikut nëse ju kam zhgënjyer në ndonjë moment dhe shpresoj në mirëkuptimin tuaj për këto ditë, kur nuk kam pasur mundësi t’ju kthej përgjigje dhe t’ju shpreh mirënjohjen për dashurinë e pafundme që më keni dhuruar virtualisht!

Rrugëtimin tim në Big Brother VIP Kosova e ndërpreva, por jo qëllimin për të arritur synimet e mia në të ardhmen. Ju premtoj se do të
kthehem më e fortë se kurrë.

FALEMINDERIT PA FUND për mbështetjen e jashtëzakonshme që po më dhuroni. Jam pafundësisht mirënjohëse!
Me shumë dashuri,
Diana.”