Pamje/ Bisedë emocionuese mes Drenushës dhe vajzës së saj

Atilla Kardesh, ish-bashkëshorti i Drenusha Latifit, u rikthye sonte në spektaklin e Big Brother VIP Kosova.

Kardesh, i cili kishte hyrë si banor, disa javë më parë, ndërpreu garën vetëm pas dy ditësh, duke lënë përfundimisht shtëpinë.

Ndërsa sot u ai u takua me Drenushën. Ata do ngrenë darkë së bashku për t’u sqaruar.

Ky takim filloi mirë, Atilla e komplimentoi për dukjen e saj.

Ndërsa Drenusha e pyeti për fëmijët.

Atilla ia thirri vajzën në telefon, të dyja filluan të qanin.

“Të dua shumë, jam krenare me ty”, i tha Drenusha.