Sara i ka bërë disa pyetje Kevinit në lidhje me Anën.
Ajo e pyeti Kevin nëse ka përfunduar gjithçka mes tyre, derisa ngriti disa dyshime në raportin e tyre, transmeton Klankosova.tv.
“Jam shumë kurioze për dy gjëra, është hera parë që je në nominim, dje ndodhi diçka personale, tani çfarë ndryshoi që ndodhi ajo gjë me Anën, dy netë para ‘prime’?, e pyeti Sara.
Kevin tha se është çështje private dhe sipas tij kanë ndodhur shumë gjëra që banorët tjerë nuk i dinë.
Janë shumë gjëra që janë private dhe Ana s’do ti tregoj. Kanë ndodhur shumë gjëra, dje ndodhi diçka që nuk është në rregull për mua, më ka gënjyer në fytyrë”, u shpreh Kevin.
Për të kuptuar më shume, ndiqni videon në vazhdim: