Gjykata Kushtetuese ka shpallur vendimin mbi ankimin e bërë nga ish-kryeministrit Sali Berisha. Kushtetuesja ka pranuar pjesërisht kërkesën e Berishës duke shfuqizuar vendimin e GJKKO për “ndalimin e daljes jashtë vendit”.
“Gjykata shqyrtoi secilën masë sigurimi në këndvështrim të parimit të proporcionalitetit të lidhur me standardin e arsyetimit. Gjykata me shumicë votash, vlerësoi duke iu referuar arsyetimit të gjykatave të zakonshme se masa e dhënë ndaj kërkuesit “detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore” është propocionale në drejtim të domosdoshmërisë, përshtatshmërisë dhe ashpërsisë.