Në Shqipëri ka një iniciativë shtetërore për ndalimin e përdorimit të aplikacioneve TikTok dhe Snapchat.
Mentor Hoxhaj, ekspert i teknologjisë informative, në Edicionin Special në Klan Kosova, tha se ka sfida globale për sa u përket rrjeteve sociale.
“Nuk mund të zgjidhen problemet e shekullit 21 me mbylljen e një rrjeti social. Unë kam ngritur shqetësimet lidhur me privatësinë dhe përmbajtjen e papërshtatshme”.
“Ajo që i prezantohet shfrytëzuesve të Kosovës dhe Ballkanit përmes TikTokut, ndryshon nga ajo që prezantohet në ShBA, në BE, shteteve të treta apo në Kinë. Kemi të bëjmë me politika që kanë platformat për regjione të caktuara. Kam theksuar se Kosova duhet të ndjekë politikat e BE-së dhe të përfitojë nga marrëveshjet të cilat i ka me platformat e mëdha, si Facebook, Google, Meta, TikTok, Snapchat e të tjera, sepse BE ka marrëveshje mjaft të mira për mbrojtjen e të drejtave të qytetarit dhe qasje të drejtpërdrejtë për të moderuar përmbajtjen”, deklaroi Hoxha.
Ai tha se Kosova dhe Shqipëria nuk beson se do të ndërmarrin “hapa të nxituar” për mbylljen e TikTokut. /Klankosova.tv