Gazetari Berisha shpalos detaje nga aksioni i Policisë në Zubin Potok

Gazetari Unitet Berisha ka shpalosur detaje rreth aksionit të Policisë së Kosovës në Zubin Potok, në afërsi të pikëkalimit kufitar të Bërnjakut.

Berisha ka deklaruar se Policia e Kosovës ka kryer një aksion për gjetjen e armatimit në afërsi të pikës kufitare në Bërnjak, por që zëvendësdrejtori për Mitrovicën Veriore, Veton Elshani nuk ka shpalosur detaje për rezultatet e këtij aksioni.

“Gjendemi në Komunën e Zubin potokut, dhe jo shumë larg pikës kufitare të Bërnjakut. Policia e Kosovës ka kryer aksion policor, që qëllimi ka qenë gjetja e armatimit. Aksioni policor është kryer,.

Dhe përpos PK-së në vendin e ngjarjes kanë qenë edhe Eulex dhe pjesëtar të hetuesisë dhe policisë. Zëvendësdrejtori i PK-së, Veton Elshani por nuk konfirmoj se a është gjetur diçka këtu. Një shtëpi është në afërsi të vendit të ngjarjes. Është një patrollë e PK-së për gjendje sigurie”, tha Berisha.