Ramabaja: AAK rrezikon të mos e kalojë pragun

Analisti Sadri Ramabaja ka thënë se kritika që po i bëhet pushtetit aktualisht vije pasi që vendi në fakt tash është në një fushatë zgjedhore ani pse ajo nuk ka filluar zyrtarisht.

Ramabaja tutje është shprehur se nuk e kupton ashpërsinë e fjalorit në përmasa të fyerjes morale publike duke iu referuar deklarimeve të liderit të AAK-së, Ramush Haradinaj i cili ka thënë se Albin Kurti është njeri i Serbisë dhe se punon për agjenden serbe.

“Nuk mund ti thuash një kryeministri të vendit njeri i Serbisë, punon për agjenden ruse, serbe e.., mos të dërgosh në prokurori argumente e fakte për diçka të kësaj natyre. Këto janë akuza që kanë për bazë një lloj gjykimi sipas mendimit tim iracional”, ka thënë ai.

Sipas Ramabajës, gjuhe e përdorur nga Haradinaj, do të jetë një lloj “bumerangu” për vet AAK-në.

“AAK-ja do ta paguaj shumë shtrenjt me 9 shkurt. Rrezikoni të mos e kaloni pragun me këtë gjuhë”, ka thënë Ramabaja.

Ramabaja gjithashtu ka thënë se ajo çfarë ka vendosur BE ndaj Kosovës nuk janë Sanksione por Masa.

“Nuk emron diçka që nuk përkon me emrin, janë masa dhe jo sanksione dhe nuk janë për herë të parë për Kosovën. Bashkimi Evropian kur ka marr këto masa në fakt e ka shkel të Drejtën evropiane… s’ka bërë vetëm me Kosovën kështu ka bërë edhe me Malin e Zi edhe me Serbinë më heret”, ka thënë ai.