Ministri i Financave, Hekuran Murati ka disa ditë që po kritikohet për një deklaratë të tij të vitit 2016 për veteranët, ku kishte thënë se Kosovës po i kushtojnë më shumë veteranët se sa do i kishin kushtuar disa mercenarë. Ai, derisa kishte kalkuluar shifrat e pensioneve për veteranët e luftës, kishte shkruar se “këta tre muaj lufte të një ushtrie guerile donë me na dalë shumë më shtrenjtë se një ushtri e rregullt”.
Këtë status, Murati e fshiu sot, mirëpo atij i janë zbuluar edhe disa qëndrime të tjera.
Në një shkrim në vitin 2016, Murati për numrin e 46 mijë veteranëve ka pyetur se më kë kanë luftuar këta veteran, kur statistikat po thonë që në luftën e Kosovës janë vrarë rreth 1 mijë e 500 ushtarë serb, rreth 300 nga UCK-ja dhe rreth 1 mijë e 200 nga NATO.