Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka komentuar deklaratën e kapitenit të Kosovës në futboll, Amir Rrahman të bërë pas ndërprerjes së ndeshjes mes Kosovës dhe Rumanisë.
Kurti ka përsëritur fjalët e Rrahmanit që Kosova është Kosova dhe Kosova është Shqipëri.
“Pra Kosova kurrë s’ka qenë as nuk është as s’ka me qenë Serbi, Kosova është Kosovë, Kosova është Shqipëri” – dëgjohet duke thënë Kurti në një video që ka publikuar RTV Dukagjini.
Duket se Kurti këtë fjalim e ka mbajtur gjatë një tubimi me rininë e Vetëvendosjes në Prishtinë.
VIDEO: