Kreshnik Gjergji, djalë i zgjuar: Çdo femër që punon, t’ia japë lekët burrit

Dasma e Dafina Zeqirit dhe Kreshnik Gjergjit në Prishtinë, e zhvilluar të shtunën që lamë pas, ka qenë ngjarja më e komentuar e javës. Megjithatë, mungesa e disa figurave publike ka trazuar pak atmosferën festive. Artistët që janë bashkëpunëtorë të Dafinës, si Elinel, Mozzik, Kida dhe Lumi B, nuk ishin të pranishëm, ashtu si edhe motra e saj, duke lënë shumë pyetje në lidhje me marrëdhëniet e tyre.

Së fundmi Kreshniku ka tërhequr vëmendjen me një postim në Instagram, ku i drejtohet gruas së tij ,Dafinës, në lidhje me paratë që ajo fiton.

“Çdo femër që punon, lekët duhet t’ja japë burrit”.

Në fakt, postimi mund të jetë edhe një ironi për të gjithë ata që komentuan gjerësisht dhuratën e Dafit për bashkëshortin kur ky i fundit kishte datëlindjen. Dhurata nuk ishte as më pak e as më shumë se një Ferrari.