‘Jam sakate me zor dal në derë, për hatër të Zotit më ndihmoni!’ Thirrja therëse e Nënë Marës në Pukë! E vetme në varfëri, pa përkujdesje

PUKE- Dimri e bën akoma më të vështirë jetesën për të moshuarit e vetmuar në fshatrat e Pukës. Ne ndaluam në fshatin Gojan i Vogel tek nënë Mara e cila vitet e fundit të jetes i kalon në vështirësi e pa përkujdesje. Jeton në një shtëpi te rrenuar, me pak orendi. Për të dimri e vështirëson me shumë jeten…

Lëviz me vështirësi, sëmundja i ka pamundësuar instalimin e sobës së druve për ngrohje.
“Është ftohtë e kiamet dhe unë jam sakate, me zor dal deri në oborr. Për mjekimet më vijnë doktorët në shëpi më bëjnë serumet. Kam sobën këtu por nuk e ndez dot se nuk i mbaj dot drutë. Për hatër të Zotit!”

Nenë Mara jeton me një pension prej10 mijë lekesh në muaj, ndërsa fqinjet janë ata që e ndihmojnë për të terhequr pensionin në postë. Pensimi nuk mjafton as per ilaçe, pasi vuan nga disa sëmundje.

“Asnjëherë s’kam parë dritë me sy! Kam lindur djemtë por më kanë vdekur, duhet të ishin sot nga 50-vjec. Edhe burri më ka vdekur. Kam veç dy vajza por ato janë të sëmura për vete. Unë marr veç pension që nuk më del për asgjë. Me zor të madh po jetoj!”

84-vjeçarja, Mara Marku ka mbetur vetem pasi dy vajzat u martuan. Ajo leviz me shkopinj, ndersa gdhihet e ngryset me friken e vdekjes në harresë.