Mevlani për ish të dashurën: Ka tentuar të kthehet, por gjithçka ka mbaruar

Konkurrenti i Big Brother VIP Kosova 3, Mevlani, ka reaguar pasi pa reagimin e ish të dashurës së tij, Livia Brunga, për lajmin se do të bëhet baba.

Ai u shpreh se lidhjen me Orin e ka filluar 3-4 muaj pas ndarjes me Livia-n teksa për të njëjtën thotë se ka tentuar për ribashkim, gjë të cilën nuk e ka pranuar.

“Të jem i sinqertë e kam pritë këtë gjë, thjesht do të japë disa sqarime por nuk është se më intereson kjo histori më dhe kjo është mbyllur me muaj. Ne me Orin kemi që nga marsi ose prilli që kemi fillu me u njoft – pasi unë jam nda, njohja ime me Orin ka qenë 3-4 muaj pas ndarjes”.

Kemi pasur komunikime për arsye të ndryshme personale, por ajo e di mirë se çfarë gabimi ka bërë pas ndarjes tonë – ka tentuar për ribashkim dhe i kam thënë se kjo gjë ka mbaruar dhe nuk ndodhë më – pikë”, u shpreh Mevlani.