Paçarizi: Kurti e ka llom qeverinë, por s’i ndërron ministrat vetëm për të dalë i pagabueshëm

Opinionisti Rrahman Paçarizi sonte në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova është shprehur se kryeministri Albin Kurti nuk dëshiron ta krijojë përshtypjen se ka gabuar.

Ai është shprehur se Kurti e ka qeverinë “llom” dhe sipas tij nuk pranon të ndërrojë ndonjë min istër, sepse siç u shpreh Paçarizi, dëshiron dalë i pagabueshëm.

“Ai nuk do ta krijojë përshtypjen se ka gabuar, ky është problemi themelor i Kurtit, llom e ka qeverinë, nuk shkon me i ndërru nga 5 a 6 ministra, kish përfitu shumë edhe te votat, edhe te qeverisja edhe te diçka tjetër, por nuk i ndërron sepse do të dalë i pagabueshëm”.

“Me e ndrru një ministër, i bie që e ka bërë një gabim, prandaj nuk pranon ta ndërrojë ministrin dhe ky është gabimi themelor i tij, i merr përsipër edhe gabimet dhe mospunën e anëtarëve të kabinetit të tij, vetëm që të mos dalë se ka gabuar”, është shprehur tutje Paçarizi.