Nesho: Rama dhe vëllau i tij Vuçiq kanë investuar shumë te Grenell

Ish ambasadori i Shqipërisë në SHBA, Agim Nesho, ka deklaruar se kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama bashkë me vëllaun e tij , Vuçiq kanë investuar shumë te Richard Grenell sa ai ishte i dërguari i Trumpit për Ballkanin Perëndimor.

Nesho është shprehur kështu në emisionin “Këndi i Debatit”, pas komentit të analistit Xhevdet Pozhari i cili ka thënë se Rama mund të jetë mërzitur që Grenell sipas tij nuk ka qenë ndër të preferuarit e Trumpit për ti dhënë ndonjë pozitë të rëndësishme.

Megjithatë Nesho mendon se Grenell edhe në administratën e re të presidentit Trump do të jetë pjesë e saj.

“Rama ka investuar shumë ashtu si edhe vëllau i tij Vuciq për zotin Grenell. Dihet që në një kohë të shkuar ai ka qenë i dërguari i Trumpit për Ballkanin dhe sigurisht ka krijuar lidhjet e tij. Nuk është parë pozitivisht nga të gjithë ne shqiptarët dekorimi i tij i lartë. Unë mendoj se do të ketë një pozicion do të jetë një pozicion afër presidentit ndoshta tani jo më me Ballkanin ku ai është i kritikueshëm për veprimtarinë e tij dhe mendoj se nuk do ta lë as presidentin që ta emërojë”, ka thënë ai.