“Për herë t’parë ushtarët kanë hëngër biftek” – Kanë qejf me i pa njerëzit të varfër” – Olluri komenton deklaratat e ministrit Maqedonci

Analisti Parim Olluri e quajti “dembele” Qeverinë Kurti, duke thënë se nuk kanë ndonjë projekt me çka mund të “mburren”.

Ai komentoi disa nga ministrat, teksa vuri theksin te ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci, duke thënë:

“Del ministri Maqedonci dhe thotë 1 mijë ushtarë për herë të parë kanë hëngër biftek të cilësisë së lartë, dmth ai ka qejf me i pa njerëzit e Kosovës si varfanjkaë që duhet me u gëzu kur Qeveria ia qet një biftek”, tha Olluri në Pressing në T7, transmeton Express.

Sipas tij, “trajtimi është si qytetari i dorës së dytë”.