“Ardhja e Trump-it si president do të sjellë paqe mes Kosovës dhe Serbisë”

Zgjedhjet në Amerikë dhe rezultati i tyre pritet të ketë ndikim dhe ndryshime në të gjithë botën.

Ditë më parë, u bë e ditur se fituesi i zgjedhjeve doli reapublikani, ish Presidenti i SHBA-së, Donald Trump. Ai fitoi zgjedhjet për tu rikthyer sërish si President.

Sa i përket Ballkanit, u tha që fitorja e Trump mund të sjellë ndryshime të mëdha. Sidomos në këtë fazë që ngjarje të rëndësishme kanë mbetur në pritje. Njëra ndër to është dialogu i Kosovës me Serbinë. Si shkak i këtij dialogu që nuk po ‘prek fundin’, Kosova ende ka mbetur mbrapa integrimit në disa struktura ndërkombëtare.

Mirëpo, me fitoren e Trumpit si president i ShBA-së: A do të përshpejtohet integrimi i Kosovës në strukturat ndërkombëtare?

Lidhur më këtë ҫështje, kanë folur për ‘Bota sot’ njohës të politikës.

Kështu, analisti politik dhe publicisti Gani Qarri thekson se, duke qenë se Kosova kishte humbur plotësisht besimin në përfaqësuesin e lartë për Politikë të Jashtme të BE-së, veçanërisht te Josep Borell dhe ndërmjetësuesi pro-serb i bisedimeve Mirosllav Lajçak, të cilët për habi, gjatë gjithë administratës së Joe Bidenit, patën mbështetjen e hapur, të emisarit kubanezo-amerikan Gabriel Eskobar, ambasadorit Hill në Serbi e në masë të madhe, edhe të ambasadorit Hovenier në Kosovë, i cili për habi vazhdon të kundërshtojë edhe hapjen e Urës mbi lumin Ibër në Mitrovicë, beson se me ardhjen e z. Trump në krye të SHBA-ve, përveç në SHBA, do të ndryshojë edhe qasja e BE-së ndaj Kosovës, ashtu siç paralajmëroi këto ditë edhe Marta Kos, kandidatja për emërim të Komisioneres së BE-së, për zgjerim në Bruksel.

Qarri: Donald Trump, përveç në SHBA, ka sinjale dhe paralajmërime të veçanta, se qasja ndaj Kosovës do të ndryshojë edhe në BE