Milaim Zeka ia thotë në sy Atillës “Ta njohë dosjen që e ki në Suedi”

Atilla Kardesh, ish-bashkëshorti i Drenusha Latifit e ka lënë para dy ditësh shtëpinë e BBVK.

BBVK, në fillim dolën me qëndrim ku thanë se Atilla është i pastër para drejtësisë.

Por, kjo nuk zgjati shumë, pasi Milaim Zeka gjatë bisedës nuk e la pa ia përmendur Atillës të kaluarën në Suedi.

“Ia kam huq, s’ke qenë i fejun, por e ke pasur të dashur. Unë të njoh mirë ta dijë dosjen në Suedi. E di se ke qenë në burg, mos me shti me fol”, tha ai.