Kica-Xhelili akuzon qeverinë për blerje votash me rritjen e koeficientit: Pse jo para tre viteve?

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj vendimit të Qeverisë Kurti për rritjen e koeficientit për punonjësit e sektorit publik.

Ajo e ka cilësuar këtë veprim si një tentativë për blerjen e votes.

”Pse po e ngrit pagën? Çka kemi sot që ndryshon nga viti i fundit apo 4 vitet e fundit? Pse s’e ke ngritë para një viti? Pse jo para tre viteve?”, tha ajo në KlanKosova.