Burimi kalon kufijtë, nuk ndalon së prekuri Lelën

Një incident i papritur ka ndodhur në shtëpinë e Big Brother VIP Kosova, ku Burimi ka kaluar kufijtë e sjelljes së pranueshme ndaj Lelës.

Në një video të publikuar, Burimi është parë duke i prekur këmbët Lelës, ndërsa i fshin çizmet, edhe pse ajo i lutet të ndalet.

Lela, e cila duket e shqetësuar nga veprimet e tij, i kërkon vazhdimisht që të mos e prekë dhe madje kërkon ndihmë nga Xuxi.

Burimi vazhdon të injorojë kërkesën e Lelës që ta lërë rehat, por ai nuk dëgjon, madje vazhdon t’ia bëjë të njëjtën gjë edhe Anës.