“Familja jote nuk e do djalin tim”, nëna e Kevinit ia thotë Anës në sy, ja reagimi i saj

Marrëdhënia midis Anës dhe Kevinit, mbrëmjen e djeshme u ndërlikua më tej për shkak të ndërhyrjeve familjare, duke sjellë emocione dhe tensione të reja në lojë.

Ana, e cila ka krijuar një lidhje të ngushtë me Kevinin, mori një letër nga familja e saj, e cila e këshillonte të largohej nga shtëpia.

Familjarët e saj shprehën pakënaqësi për sjelljen e saj brenda lojës dhe e nxitën të ruante distancën nga Kevini, si një mënyrë për të ruajtur pavarësinë e saj.

Në një bisedë telefonike me motrën, Anës iu bë e ditur gjendja shëndetësore jo e mirë e nënës, si edhe mori këshilla të tjera për të luajtur individualisht dhe për të shmangur përfshirjen e saj emocionale me Kevinin.

Megjithatë, Ana vendosi të qëndrojë në shtëpi dhe të vazhdojë rrugëtimin e saj në BBVK. Nga ana tjetër, vizita surprizë e nënës së Kevinit i shtoi një tjetër dimension situatës.

Gjatë fjalës së saj, ajo nuk nguroi të shprehte rezervat e saj për lidhjen e mundshme mes Kevinit dhe Anës, duke shprehur shqetësim mbi ndërhyrjet e familjarëve të Anës në vendimet e saj.

“Dashuria është mbi gjithçka, por ndërhyrjet familjare nuk më kanë pëlqyer,” tha ajo.

Pasi Alaudini e ftoi të fliste hapur me Anën, nëna e Kevinit vendosi ta bëjë këtë.

Duke iu drejtuar Anës, ajo u shpreh se ishte e vetëdijshme për shqetësimet e familjes së saj ndaj Kevinit. Ana shpjegoi se familja e saj nuk ishte kundër Kevinit, por më shumë shqetësimet kishin të bënin me vendimin e saj për të hyrë në BBVK, për shkak të moshës së re dhe frikës se mund të gabonte.

“Kishin rezerva për hyrjen time që nga fillimi, nuk e kanë pasur për Kevinin,” tha Ana.