“Çohu dil jashtë”/ Bieta përzë të ftuarin nga emisioni, çfarë tha ai?

Aktori i humorit, Juxhin Plovishti, ishte dje i ftuar në “Ftesë në 5”, në Top Channel, për të folur për të rejat e sezonit të “Portokallisë” që do të nisë më 6 tetor.

Por moderatorja e njohur, Bieta Sulo, e ‘ngacmoi’ atë edhe me disa pyetje ‘pikante’. Teksa u vendos përballë 5 situatave, aktori dha një përgjigje që Bietës ‘nuk i pëlqeu’.

Ajo duke qeshur i tha që të largohet nga studio dhe aktori me humor u ngrit nga karrigia dhe thotë ‘mirupafshim’.

“O korçare, o hiç fare. E kemi ndarë mendjen që nusen e marrim nga qyteti ynë”, ishte një nga situatat që aktori do i përgjigjej.

Përgjigja e Juxhinit ishte “jo”, duke shtuar me humor se kjo shprehje ka ndryshuar dhe është bërë “më mirë hiç fare se sa korçare”.

“Them jo se nuk e kam vendosur. Pyetja ishte e ke ndarë mendjen. Shqiptare mjafton”, tha aktori i humorit.

Ky i fundit shton pastaj: “Për momentin sa nuk kemi ndërruar mendje akoma, të kalojmë andej nga greku”.

“Çohu, dil përjashta”, i kthehet Bieta duke qeshur, ndërkohë Plovishti ngrihet dhe me humor thotë: “Mirupafshim, kjo ishte Ftesë në 5 për