Ne shtepite shqiptare kosi nuk mungon kurre ne frigoriferet e tyre pasi te gjitha amvisat e dine qe kosi eshte i mire per femijet e per te rriturit.
Ne krahasim me kosin e blere, kosi i pergatitur ne shtepi nuk krahasohet kurre me to.
Ja si ta pergatisni vete kosin e bere ne shtepi.
ju duhet 1 liter qumesht fshati i paskremuar dhe 1 filxhan kafeje me kos te te zene ne shtepi (te cilin mund ta merrni hua edhe nga ndonje fqinje nese nuk ju gjendet vete).
Ne fillim ngrohet qumeshti deri 80 grade ose sa ta duroje gishti vogel i dores duke numeruar deri ne 10.
Ne enen hermetike te qelqit ose porcelanit hedhim faren e kosit duke e sheshuar mire me luge e pastaj shtojme pak nga qumeshti duke e trazuar sa te behet masa homogjene.
Shtojme te gjithe qumeshtin e mbetur dhe e trazojme perseri te gjithin.
I veme kapakun enes dhe mbulohet me pecete te trashe qe te ruaje ngrohtesine.
Ashtu mbuluar ne nje vend te ngrohte dhe pa lekundje qendron per 3-4 ore ne varesi te temperatures se ambjentit dhe me pas zbulohet sa te fitoje dendesine e duhur.
Kur i heqim kapakun nuk duhet ta lekundim shume dhe pasi e leme pak zbuluar vendoset ne frigorifer sa te mpikset plotesisht.
I njejte eshte procesi i zenies se kosit edhe per kavanozat e qelqit 500ml por vetem se ketu per cdo kavanoz duhet nga nje luge gjelle jo plot me fare kosi qe te mos thartohet .
Kujdes qe kosi te mpikset mire nuk duhet filluar para se te rrije per 4-5 ore.