Babai i Stresit ka disa fjalë pasi djali i tij u dorëzua në polici

Reperi Arkimed Lushaj, i njohur me emrin artistik Stresi, është dorëzuar sot në polici, meqë ndaj tij kishte një fletëarrest për shkak të një rrahjeje që ndodhi në muajin gusht në një klub nate në Pejë.

Babai i tij, Sali Lushaj, për emisionin “Kosova Today” u shpreh se e kishte shoqëruar të birin sot në ora 09:00 në policinë e Pejës.

Ndërkaq lidhur me caktimin e masës së paraburgimit prej 48 orësh, Sali Lushaj u shpreh se nuk ka ndonjë koment pasi ashtu e ka parë të arsyeshme prokuroria dhe duhet zbatuar ligjet e shtetit.

Dorëzimi i Stresit erdhi pasi avokati i tij negocioi me prokurorinë, tha Lushaj, duke shtuar se nga ky rast pret çka do të vendosë drejtësia.

“Mbi drejtësinë nuk mund të dalë as unë, as Stresi e askush”, përfundoi ai.