Rrëfimi prekës i Xuxit për vajzën e tij, e cila fitoi dëgjimin për herë të parë me aparaturë

Këngëtari dhe njëherësh gazetari, Naim Bunjaku – Xuxi, ka ndarë rrëfimin dhe përjetimet që pati vajza e tij, kur fitoi dëgjimin për herë të parë.

Asokohe, ata kishin jetuar në Londër, dhe përmes implantit koklar, vajza e tij arriti të dëgjojë për herë të parë në moshën trevjeçare.

“Kur ka dëgju për herë të parë. Se iu bë implanti më 4 janar 2010, por iu lëshuan frekuencat më 23 mars. Pas tre muajve. Reagimi i qikës tem ka qenë ky: “Baam, një, në një anë dhe njëra në tjetrën. Që prej një qetësie absolute, ku me ditë çfarë zhurme iu është duk. Ka qenë vetëm 3 vjet e gjysmë dhe tani i ka 18 vjet”, ka thënë Xuxi.

 

Prej atij momenti, këngëtari gjithashtu deklaroi se ekspertët i sugjeruan të flasin me vajzën vetëm anglisht.

“Nuk kish ma vështirë që t’ia mësosh një fëmije 3 vjeç e gjysmë, fjalët, t’i thuash: ‘Kjo është një gotë, këto janë syze”, potencoi ai.

Xuxi, deklaroi theksoi gjithashtu se fillimisht kanë folur me vajzën me gjuhën angleze të shenjave, përpara se të fitonte dëgjimin.