Efi dhe Kiara kanë qenë mjaft të afërta në BBV2,
aty ku dhe u kris marrëdhënia e tyre e që pas asaj kohe vajzat kanë shkëputur marrëdhënien me njëra-tjetrën.
Mirëpo, sërish ekrani i TCH do t’i bëjë vajzat bashkë- këtë herë në skenën e “Portokalli” ku Kiara Tito është moderatore e Efi Dhedhes do të jetë e ftuar speciale.
Menjëherë sapo është shfaqur postimi i pjesëmarrjes së Efit në spekatlin e humorit, ndjekësit kanë komentuar lidhur me prezencën e dyshes në të njëjtën skenë.
Megjithatë mbetet për t’u parë nëse Kiara dhe Efi do të performojnë së bashku apo do të jenë tërësisht distante ndaj njëra-tjetrës…