Xheneta zbulon komunikimin e fshehtë të Gresës me motrën

Në një debat të tensionuar, Xheneta Fetahu zbuloi një sekret të rëndësishëm për produksionin e Big Brother VIP Kosova (BBVK), duke treguar se banorja Gresa ka komunikuar me motrën e saj në dhomën e rrëfimit, një veprim që bie ndesh me rregullat.

Xheneta i tha Gresës: “Oj zemër, shko fol pak edhe me motrën tonde në dhomë të rrëfimit, e hajde tani këtu. Ti na ke tregu diçka që s’të është lejuar; ti i ke thyer rregullat e produksionit.”

Gresa, e habitur, reagoi duke i thënë Xhenetës: “Mos, sa e ulët… Sa e paftyrë.”

Në këtë moment, ndërhyri edhe banori tjetër, Xuxi, i cili kritikoi ashpër Xhenetën, duke e quajtur atë “besëprerë”:

“Tradhtare, tradhtare. Po tregon çka të ka tregu në besë.”

Kujtojmë se në formatin e reality show-t Big Brother është e ndaluar rreptësisht që banorët të komunikojnë me persona nga jashtë.