Flamuri kuqezi, prej 800 metra katrorë po punohet në Fier për festën e Pavarësisë! Më i madhi që keni parë ndonjëherë

Në kuadër të festave të 28-29 Nëntorit, një flamur i përmasave gjigante është duke u përgatitur në Fier.

Prej ditësh, Kryetari i Shoqatës Atdhetare për Unitet dhe Bashkim, Kristaq Ziu, është duke qepur flamurin e përmasave 800 metër katrorë.

“Ne pretendojmë ta kemi Shqipërinë të bashkuar dhe shqiptarët duhet të jenë të bashkuar, jo vetëm për ditën e flamurit dhe një orë në stadium. Çdo vit ky flamur do të marrë përmasa që ne mendojmë do të shtrihen nga Çamëria, Ilirida, shqiptarët e Malit të Zi, deri në Luginën e Preshevës”, tha Kristaq Ziu, kryetar i shoqatës për Unitet dhe Bashkim.
Ai shton se se për flamurin po punon rrobaqepësi më i mirë i qytetit.

“Këtu është harxhuar goxha material. Kemi marrë shumë nga topat e atllasit që kemi blerë, 15 copa atllasi. Punën më të madhe e ka bërë rrobaqepësi Tur Latja, që është i përkushtuar dhe shumë patriot, se rrobaqepës tjetër nuk e merr në dorëzim këtë flamur gjigant”, thekson ai.

Gjatë 28 dhe 29 nëntorit bashkë me flamurin prej 800 metër katrorë do të shpalosen edhe 5 mijë flamuj të tjerë.